Site icon Telegrafi

Bëhen 18 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Sot bëhen 18 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër pjesëtaret e para të UÇK-së.

Në fshatin Shkabë (Gllanasellë) të Drenasit do të mbahen homazhe në nderim të përvjetorit të rënies heroike të heronjve,  si dhe të rënëve të tjerë, dëshmorë të kombit të Brigadës 114 të UÇK-së, “Fehmi Lladrovci”.

Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, që ishin ndër figurat më eminente të organizimit dhe të luftës për liri në Kosovë, ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike. Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë.

Exit mobile version