Site icon Telegrafi

Bëhen 16 vjet nga trazirat e marsit, revolta kundër UNMIK-ut

16 vjet më parë shpërtheu revolta popullore në Kosovë kundër UNMIK-ut.

Këto trazira, të njohura si trazirat e marsit filluan më 17 mars 2004, pasi që dy fëmijë shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër.

Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe duke ikur për të shpëtuar, dy fëmijë kishin humbur jetën në lum.

Gjatë këtyre trazirave u vranë 19 persona, prej tyre ishin 12 shqiptarë.

Exit mobile version