Festivali i këngës në RTK, solli për herë të dytë gazetaren Behare Bajraktari në Tapetin e kuq në një tjetër dimension që nuk e kemi parë
Duke qenë se Beharja kishte marrë vlerësime dhe komente të pafundme nga publiku i gjerë në edicionin e parë, njëkohësisht vlerësime të larta nga vet drejtori i Festivalit të këngës, gazetari dhe shoumeni i njohur shqiptar, Adi Krasta, e kishte ftuar me këmbëngulje që të jetë fytyra që hapë festivalin edhe në këtë edicion.
Beharja me shumë veçori ka prezantuar dhe moderuar emisionet e saj në radio dhe në televizion për rreth 20 vite në RTK, duke u njohur për zotësinë e saj gjuhësore, publike dhe kreative.
E folura dhe zëri i saj janë veçuar gjithmonë.
Moderimet e ngjarjeve të ndryshme kanë vënë në pah natyralitetin dhe origjinalitetin në skenë me shumë profesionalizëm edhe në ngjarje diplomatike siç ishte Dita kombëtare e Francës më 14 korrik të këtij viti duke ia besuar këtë ngjarje për herë të parë një personi jo francez. Shteti dhe politikbërja franceze ka çmuar gazetaren nga Kosova, prandaj në diplomacinë publike, ky është një vlerësim i lartë e nderë edhe për Kosovën.
Përveç performancës vokale gjatë tri netëve në Festivalin e këngës, ajo shkëlqeu me pamjen e kuruar deri në detaje, por edhe me veshjet e spikatura të kreatores së njohur Blerina Klllokoqi-Rugova me brendin e ri ‘Bukur World’. Këto krijime të bukura e të veçanta, të stiluara me shumë klas dhe rafinim, u dalluan për prerjen dhe elegancën e tyre.
Me një qasje të veçantë, Beharja ka përshtatur me sintoni secilën veshje për të reflektuar emocionet dhe tematikën, duke sjellë një përvojë të ndërlidhur të skenës dhe modës.
Duke ndjekur spontanitetin e duke ushqyer pasionin e saj, ajo u dallua me stilin autentik, cilësinë dhe finesën e jashtëzakonshme, ndërsa solli një frymë të re që tërhoqi vëmendjen e audiencës.
Deri në realizimin e ëndrrës së edicionit ë radhës… duke e njohur për vendosmërinë, ambicien dhe energjinë në jetën e saj profesionale dhe shoqërore, presim që Beharja të shkëlqejë sërish dhe të zotërojë skenën e madhe. /Telegrafi/