Behare Maksutaj, është përzgjedhur “Miss Shqiptarja në botë 2020”.
Bukuroshja nga Deçani, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ka arritur të rrëmbejë kurorën e më të bukurës në mesin e shumë vajzave.
Evenimenti është organizuar nga ‘Gecjan Group’, ndërsa pjesëmarrëse kanë qenë vajza shqiptare nga e gjithë bota.
Beharja në anën tjetër u zgjodh edhe “Miss Eleganca” në mesin e 31 vajzave sa ishin në finale.
E njëjta në një postim që ka ndarë në rrjete sociale ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.
Postimi i plotë i Behares (pa ndërhyrje):
“Faleminderit te gjithe atyre qe me mbeshteten ne kete gare ku une u zgjodha Miss Shqiptarja ne Bote 2020
Do ta mbaj kuroren e ikones se bukuris shqiptare me shume krenari dhe do te mundohem qe te prezantoj bukurin Shqiptare denjesisht ne çdo event ku une do te jem pjese”. /Telegrafi/