Ish-deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Behar Selimi, në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar fillimin e punës si zëvendës ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ai tha se javën e kaluar është marrë vendimi, ndërsa sot është bërë dorëzimi i mandatit.
“Po sot kam filluar punën si zëvendës ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Javën e kaluar është dhënë vendimi”, konfirmoi Selimi për Telegrafin.
Në këtë post ishte Nehat Mustafa, i cili po ashtu ka marr postin e zëvendës ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në vend të Avni Kastratit./Telegrafi/