Demaku në fjalimin e tij ka thënë se “viti që po lemë, ka qenë më i suksesshmi në sportin e Drenasit, në veçanti atë në futboll me rezultatet e klubit Feronikeli, po ashtu edhe kblubet e tjera që Komuna jonë krenohet me këto rezultate dhe sukseset e tyre. Ju përgezoj të gjitha klubet për punën dhe vullnetin që keni treguar gjatë këtij viti”, ka theksuar kryetari Demaku.
Ndërsa drejtori për Kulturë, Rini e Sport, z. Agron Dubovci ka thënë se Komuna është krenar me sukseset e juaja dhe do të vazhdojmë të jemi gjithmon afër jush duke ju përkrahur financiarisht e po ashtu edhe në krijimin e kushteve me të mira infrastrukturore sportive.
Juria në përbërje prej Shpend Bogiqi, kryetar, ndërsa anëtar , Fatmir Gashi, Agim Thaqi, Mehdi Ademi dhe Bekim Dobra, të cilët kanë bërë përzgjedhjen e me të mirëve të këtij viti.
Fillimisht janë ndarë mirënjohje për ata të cilet kanë kontribuar në sportin në përgjithësi gjatë këtij viti, pastaj janë ndarë edhe shpërblimet.
Sportisti i vitit 2015 është shpallur:
1. Behar Maliqi – Futbollist në KF “Feronikeli”
2. Hazir Asllani – Shigjetar në KSH “Feronikeli”
3. Haxhi Sahala – futbollist në KF “Feronikeli”
4. Liridona Kurrumeli – volejbolliste në KV “Drenasi”
5. Getoar Bujupi – hendbollist në KH “Drenica”
6. Rukije Muja – volejbolliste në KV “Drenasi”
7. Afrim Bazaj – bokser në KB “Drenasi”
8. Kaltrina Fejza – volejbolliste në KV “Gryka”
9. Kaltrina Ramabaja – hendbolliste në KH “Drenica” dhe
10. Fatmir Rruku – shahist në KSH “Feronikeli”.
Ndërsa ekipi më i mirë është zgjedhur: Klubi i Futbollit “Feronikeli”.
Trajneri më i mirë – Gani Sejdiu – KF “Feronikeli”
Punëtori sportiv – Abedin Mehani – KV “Drenasi”
Referi më i mirë – Hajriz Hajdari – Super liga e Kosovës
Nga shpresat u zgjodhen: Lauresa Hoxha – KV “Drenasi dhe Sali Islami – KB “Drenasi.
Pedagogët me të suksesshëm u zgjodhën: Zeqir Hasi – “Gjergj Katrioti – Skënderbeu”- futboll
Elmi Zymeri – “Gjergj Katrioti – Skënderbeu” – volejboll
Pionier sportiv janë zgjedhur: Lorent Gjylani dhe Bejtë Rexhepi
DKRS-ja ju ndau mirënjohje edhe veteranëve të sportit:
Mehdi Bardhi, Ymer Dubovci dhe Salih Heta
Post mortum ju nda mirënjohje Hashim Mala.
Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport ka uruar të gjithë të shpërblyerit duke ju uruar suksese edhe vitin e ardhshëm.