Portieri i Chelseas, Asmir Begovic, mendon se ka një dallim thelbësor në stilin e drejtimit të skuadrës mes Antonio Contes dhe Jose Mourinhos.
29-vjeçari tha se tekniku italian është më emocional dhe i drejtpërdrejtë.
“Conte t’i thotë gjithmonë gjërat në fytyrë dhe nuk lëshon pe”, ka thënë Begovic për talkSPORT.
“Nuk të lëshon, vazhdon deri në fund. Kjo është në ADN-në e tij, emocionohet shumë dhe i merr gjërat afër zemrës”.
“Por, tani kjo është diçka që ne jemi mësuar”, ka shtuar për fund numri dy i portës së londinezëve.
Begovic u transferua te Blutë nga Mourinho në 2015 pas paraqitjeve të mirë në Ligën Premier me Stoke Cityn. /Telegrafi/