Telegrafi

Begovic: Gjërat te Chelsea nuk shkuan siç u planifikuan

Portieri i Chelseat, Asmir Begovic, ka deklaruar se transferimi i tij te kjo skuadër nuk ka shkuar sipas planit.

28-vjeçari ishte numri një te Stoke City sezonin e kaluar dhe iu bashkua “Bluve” gjatë verës, por aty nuk po gjen vend për shkak të Thibaut Courtoisit që mbetet numri një.

Begovic ishte në portë kur Courtois u lëndua, por u kthye si rezervë sërish kur 23-vjeçari u kthye në aksion në dhjetor.

“Kalimi te Chelsea nuk ishte thjeshtë për të qenë numri një ose dy, por më duhej një sfidë e re. Sigurisht, bisedimet ishin shumë të mira dhe doja të isha pjesë e klubit të madh dhe të ndihmoja ekipin të fitojmë trofe. Nuk ka shkuar siç ishte planifikuar, por shpresoj se do të ndryshojmë dhe të ardhmen të kemi më shumë sukses”, ka deklaruar ai për “London Evening Standard”, transmeton koha.net.

Begoviq ka kaluar pesë vjet te Stoke City para se të kalonte te Chelsea.