Site icon Telegrafi

Begiristain: Valdes portieri më i mirë spanjoll

Barcelona mezi arriti një barazim pa gola, pasi që luajti me dhjetë lojtarë dhe tre intervenimet e Valdesit ishin vendimtare që Barcelona të mos pësojë.

“Unë nuk mendoj që ai meriton vetëm të shkojë në Botëror, por ai mund të luajë si portier i parë. Ai po kalon një sezon fantastik, me një formë të jashtëzakonshme”, tha Begiristain.

Ndeshja e radhës e Barcelonës është ndaj Interit të martën në Giuseppe Meazza, në duelin që konsiderohet si përplasja e gjigantëve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version