Drejtori sportiv i Manchester Cityt, Txiki Begiristain, ka treguar respekt për kundërshtarin e çerekfinales.
Liverpooli do të përballet me askënd tjetër pos me rivalin nga Liga Premier, Manchester Cityn.
Ky konsiderohet një prej dueleve më të forta të kësaj faze dhe drejtori i Cityt është i vetdishëm për këtë.
“Është ndeshje shumë e vështirë. Ne duam që të udhëtojmë dhe të shkojmë në një vend tjetër për Ligën e Kampionëve, por është si është”.
“Ne njihemi shumë mirë, jemi dy ekipe shumë ofensive dhe e vërteta është se do të jenë dy ndeshje shumë të mira dhe ne do të shohim futboll shumë të mirë ndaj një kundërshtari mjaft të rrezikshëm”, u shpreh Txiki Begiristain.
Liverpooli dhe City janë përballur këtë sezon në Ligën Premier ku City në ndeshjen e parë në Etihad ka fituar me rezultat të thellë, kurse Liverpooli ishte hakmarrë në Anfield duke ua shkaktuar qytetarëve humbjen e parë. /Telegrafi/