Telegrafi

Begiristain jep dorëheqje

Ish-mesfushori Blaugran ka kaluar shtatë sezone në rolin e tij të deritanishëm, ndërsa edhe zyrtarisht do të largohet më 30 qershor, konfirmoi drejtori Joan Oliver me anë të një komunikate. Me ardhjen e Rosell, që u zgjodh president një muaj më parë, Begiristain ka vendosur të largohet nga klubi.

“Begiristain dëshiron të falënderojë presidentin dhe të gjithë drejtorët për besimin që kanë treguar për të, ndërsa është i ngazëllyer me fjalët që ka marrë nga njerëzit të cilët e morën lajmin e largimit të tij. Mendimi i bordit të drejtorëve dihet dhe ky vendim i tij është prekës”, theksoi Oliver.

Në shtatë sezonet e tij në postin e drejtorit sportiv të Barcelonës, Begiristain ishte përgjegjës për transferimin e 38 lojtarëve dhe largimin e 35 të tjerëve. /Telegrafi/