Telegrafi

Begiristain: Fabregas do të luajë për Barcën

“Ai (Robinho) është lojtar që josh interesimin tonë dhe mund të luajë në Ligën e Kampionëve (nëse transferohet në janar)”, tha Begiristian për “Sport”, duke shtuar se lojtari tjetër në shënjestër të kataluansve, Fabregas, do të transferohet në Camp Nou në të ardhmen.

“Ai (Fabregas) është një lojtar i cili ka profilin e duhur për Barcën. Ai ka lindur dhe është rritur me futbollin tonë. Një ditë ai do të luajë për ne në Camp Nou. Jam i sigurt për këtë”, ka shtuar drejtori sportiv.