Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me ftesë të Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane, po qëndron në Dusseldorf të Gjermanisë, në një takim të organizuar nga ky union.
Begaj, ka prezantuar ofertat dhe kushtet e Komunës së Malishevës. për investime. Këtë prezantim Begaj, e ka bërë gjatë fjalimit të mbajtur në takimin e unionin, me bizneset shqiptare dhe gjermane, anëtare të Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane.
Në këtë takim krahas bizneseve të fuqishme shqiptare dhe gjermane, kanë marr pjesë edhe përfaqësuesit e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt, pastaj edhe biznesmen të njohur nga Komuna e Malishevës, siç ishte Bekim Bytyçi, nga Shkoza, që vepron në Gjermani dhe është një prej biznesmenëve më të njohur dhe më me autoritet.
Kryetari Begaj, gjatë prezantimit të tij, i ka njoftuar bizneset për mundësitë që ka Malisheva për investime, si dhe për lehtësirat që ofron Komuna e Malishevës, për ata që duan të investojnë në Malishevë. /Telegrafi/