Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë, sot e ka mbajtur takimin e rregullt, ku janë diskutuar një varg çështjesh me rëndësi për banorët e Komunës së Malishevës dhe për këto çështje janë njoftuar edhe organet në nivel republike, e që kanë të bëjnë me mospengimin e furnizimeve me gjëra ushqimore, për marketet në Malishevë.
Begaj ka raportuar për situatën aktuale në Komunën e Malishevës, ku sipas raporteve zyrtare, deri më tani me COVID0-19, janë prekur 68 persona, prej tyre një rast ka qenë me fatalitet, si dhe janë shëruar 15 persona.
Në mbledhjen e sotme, u bë e ditur se ditëve të fundit, gjatë transportimit janë penguar tregtarët për sjelljen e furnizimeve në Komunën e Malishevës dhe jashtë Malishevës, përkatësisht për marketet ushqimore, e po ashtu pengesa kanë edhe bujqit për punimin tokave brenda dhe jashtë Malishevës, pastaj dorëzimi i qumështit dhe shërbimet tjera, siç janë shërbimet e internetit dhe kabllovikut, si dhe disa shërbime tjera me rëndësi vitale në këtë situatë.
Për të gjitha këto, kryetari Begaj, pas takimit, ka biseduar sot edhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, të cilin e ka njoftuar me këto kërkesa me rëndësi jetike për banorët e Komunës së Malishevës dhe janë në pritje të përgjigjeve dhe sqarimeve për këto çështje.
Begaj, përsëri u ka bërë thirrje qytetarëve, që të vazhdojnë t’i respektojnë udhëzimet dhe këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për tu mbrojtur nga virusi korona, të mbajnë distancën sociale, të mos dalin pa nevojë, edhe kur dalin për blerje, të del një person nga familja, të mbajnë higjienën e duhur dhe të qëndrojnë në shtëpi.
Nuhi Morina, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Shpëtim Robaj“, në Malishevë, tha se “QKMF-ja po punon me kapacitete të plota, ndërsa të gjithë atyre që kanë nevojë, janë duke ju ofruar shërbimin e nevojshëm edhe me ekipe mobile”. /Telegrafi/