Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në takim deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Kreu i shtetit shqiptar ka shkruar se me deputetin e Luginës diskutuan për shqetësimet me të cilat ballafaqohen shqiptarët atje, derisa ka siguruar se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Diskutuam për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë. E sigurova se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. grafi të takimit në zyrën e tij”, ka shkruar presidenti shqiptar.
Ndërkaq, mysafiri i zyrës presidenciale e quajti Presidentin dhe institucionin e presidentit si adresë të rëndësishme për hallet dhe brengat me të cilat përballën shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Bajram Begaj, dhe institucioni i presidentit është adresë e rëndësishme për hallet dhe brengat me të cilat përballën shqiptarët e Luginës së Preshevës. Mbështetja nga institucioni i presidentit jashtëzakonisht e rëndësishme për avancimin dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar Musliu.
Pas presidencës, Musliu u prit në takim edhe nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Zëri i vetëm i shqiptarëve të Luginës në Kuvendin e Serbisë ka shkruar se linja e veçantë buxhetore për Luginën e Preshevës paraqet domosdoshmëri për mirëqenien e qytetarëve të atyre komunave, ndërsa sipas tij, koordinimi dhe bashkëpunimi me Shqipërinë ofron garanci në avancimin dhe realizimin e të drejtave të tyre kolektive.
Sipas Kamberit, përparimi i Shqipërisë në rrugën evropiane është mundësi për përparimin e shqiptarëve.
“Linja e veçantë buxhetore për Luginën e Preshevës paraqet domosdoshmëri për mirëqenien e qytetarëve të komunave tona ndërsa koordinimi dhe bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë ofron garanci në avancimin dhe realizimin e të drejtave tona kolektive. Kënaqësi të takoja sot në Tiranë, Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë , znj. Elisa Spiropali, me të cilën bashkëbiseduam për çështjet e lartpërmendura. Përparimi i Shqipërisë në rrugën evropiane është mundësi për përparimin e shqiptarëve gjithandej”, ka shkruar kuvendari shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi.
Ndërkaq nikoqirja e takimit, kryeparlamentarja shqiptare ka shkruar për takimin me me kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, si i vetmi deputet shqiptar në parlamentin e Serbisë.
“Për ne është prioritet bashkëpunimi me institucionet dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, respektimi i të drejtave të shqiptarëve si detyrim i Serbisë dhe rritja e përfshirjes në proceset integruese, ngritja e mekanizmave institucionalë e buxhetorë për të mbështetur projektet zhvillimore në Luginë”, shkroi ajo.