Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, në emisionin “Zyra e Ankesa”, në RTV Dukagjini ka folur për Zonën Ekonomike në këtë komunë.
Begaj tha se ka interes nga bizneset për t’u vendosur në këtë zonë.
Sipas tij, komuna e Malishevës ka qenë një zonë e lënë anash.
“Dje Qeveria e ka miratuar Zonën Ekonomike. Malisheva ka qenë një zonë qorre e lënë anash. Në këtë lokacion që do të vendosen të gjitha bizneset, ku do të ketë rrugë, ujë, rrymë e të gjitha këto. Ka interesim për atë pjesë nga bizneset”, ka thënë Begaj.
Ndryshe, me kërkesë të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka aprovuar propozimin për shpalljen e zonës me interes të veçantë ekonomik me qëllim të themelimit të Zonës Ekonomike në Komunën e Malishevës. /Telegrafi/