Nga “Balkan Energy Group” informojnë se shpërndarja e ngrohjes qendrore po zhvillohet pa defekte serioze dhe konsumatorët po furnizohen me ngrohje sipas nevojave të tyre ditore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në periudhën e kaluar të temperaturave ekstreme të ulëta, pati defekte në instalimet e brendshme të ngrohjes qendrore me çka disa shfrytëzues mbetën pa ngrohje.
“Arsyet për defekte në nxemjen qendrore kanë qenë temperaturat e ulëta, me çka ka sjellur deri te ngrirja e disa pjesëve të instalimit të cilat kanë qenë të ekspozuara jashtë dhe nuk kanë qenë të mbuluara”, deklarojnë nga “Balkan Energy Group”.
Nga “Balkan Energy Group” bëjnë apel të mos çkyçen radiatorët e ngrohjes në dhoma që janë të ekspozuara ndaj temperaturave negative./Telegrafi/