Telegrafi

Befasuese, Hiddink tregon se cilin lojtar do dëshironte ta kishte në skuadrat e tij

Trajneri i Chelseat, Guus Hiddink, pas humbjes ndaj Sunderlandit është ndalur të flas edhe Jermain Defoe.

Tekniku holandez ka thënë se do dëshironte të kishte Defon në ekipin e tij pasi i pëlqen mënyra e tij e lojës.

“Jam i impresionuar me paraqitjen e Defoes. Ai është shumë i zgjuar dhe vazhdon të luajë me një ritëm të madh. Kam shumë respekt të madh për mënyrën se si luan për Sunderlandin dhe si vazhdon të jetë krucial”.

“Do doja të kisha atë në një nga ekipet e mia, ai mund të luanë në çdo. Më pëlqen shpejtësia e tij dhe kur ke lojtar të shpejtë je shumë më fat”, ka thënë Hiddink. /Telegrafi/