Telegrafi

Befason Zidane: Nuk e di nëse do të jem sezonin e ardhshëm te Reali

Zinedine Zidane ka folur para ndeshjes së nesërme kundër Atletico Madridit në kuadër të derbit të La Ligas.

Trajneri francez ka folur edhe rreth të ardhmes në krye të shtabit teknik të Real Madridit.

Zizu ka pohuar se nuk e di nëse sezonin e ardhshëm do ta drejtojë skuadrën madrilene, transmeton Telegrafi.

“Vazhdimësia ime nuk është e sigurt për sezonin tjetër. Kështu, jam i përgatitur për do gjë. E vetmja gjë që po mendoj këto momente është ndeshja e nesërme pasi që të ardhmes nuk i dihet. E di se sa klub i madh është Real Madridi dhe çka do të thotë të jesh trajner i Realit në të mirë e në të keqe. Jam i gatshëm për gjithçka”, ka thënë Zidane.

Ai më tutje ka thur lavde për ekipin e drejtuar prej trajneri argjentinas Diego Simeone

“Ata janë duke bërë mirë dhe nuk pres asgjë më pak nga ta. Ne duhet të vuajmë për të fituar. Jemi të fokusuar, duam të shohim futboll mbi të gjitha. Atletico mbrohet mirë dhe është e vertetë se ata kanë bërë progres nën-urdherat e Simeone. Në përgjithësi loja e tyre është shumë e mirë”, shtoi francezi.

Kujtojmë se takimi mes rivalëve lokal do të zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeut me fillim në ora 16:15. /Telegrafi/