Telegrafi

Befason Wenger, ky është kapiteni i ri i Arsenalit (Foto)

Arsenali ka zyrtarizuar kapitenin e ri të skuadrës.

Pas pensionimit të Mikel Artetas, i cili është bërë ndihmëstrajner i PeP Guardiolas te Mancehster CIty, Arsene Wenger ka emëruar kapitenin e ri.

Per Mertesacker është lideri më i ri i ekipit anglez, i cili zëvendëson spanjollin, Arteta, transmeton Telegrafi.

“Per është një figurë shumë e respektuar në dhomat e zhveshjes. Është i dashur me të gjithë. Unë mendoj se është e natyrshme që ai të jetë kapiteni”, ka thënë Wenger për gjermanin 31-vjeçar, i cili është lënduar.

Por, fansat e Arsenali nuk po pajtohen me këtë veprim të trajnerit francez, të cilin po e akuzojnë për mos seriozitet në punë.

Kujtojmë se nesër Arsenali në takimin e parë të kampionatit të ri në Ligën Premier do të takohet me Liverpoolin. /Telegrafi/