Telegrafi

Befason vizitorët në park duke improvizuar lëshimin e gazrave (Video)

Vizitorët e një parku në Shtetet e Bashkuara, kanë mbetur të befasuar me sjelljet e pahijshme të një personi, i cili dukej se lëshonte gazra shumë pranë tyre.

Madje, ai edhe bënte gjeste të ndryshme, vallëzonte apo ushtronte teksa papritmas i shpëtonte nga një ose më shumë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të shihni atë, derisa bëhet i shoqërueshëm afër një grupi fotografësh dhe më pas dëgjohet duke lëshuar edhe gazrat.

“Është improvizim shumë më i mire, se disa nga shfaqjet e famshme televizive”, është një nga komentet e shumta.

Sigurisht se e tërë kjo ishte një kamerë e fshehur e realizuar me sukses. /Telegrafi/