Victoria Beckham ka habitur të gjithë në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue”.
Modelja 41 vjeçare ka rrëfyer për jetën e saj, e ndërsa ka treguar se me burrin e saj David është njohur kur ka qenë vetëm 19 vjeçare, duke e quajtur veten si adoleshente në atë kohë.
Por, në vazhdimin e intervistës Vicotria ka shokuar kur ka shtuar më tej se ka qenë e dehur kur është njohur me David.
“Dashuria me shikim të parë nuk eksiton, kam qenë e dehur kur jam njohur me David Beckham”, është shprehur ajo.
Çifti i njohur ka vite që janë të martuar dhe së bashku kanë katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë më të vogël. /Telegrafi/