Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh dokumenton jetën e saj të përditshme në Instagram.
Por, Paris Jackson e përdori këtë platformë së fundmi për të publikuar disa imazhe mjaft ‘të nxehta’ për ndjekësit e saj, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ajo publikoi një fotografi në të cilën u shfaq e zhveshur komplet, duke reklamuar vetëm të brendshmet e markës ‘Calvin Klein’.
Vajza e të ndjerit Michael Xhekson nuk paraqiste asgjë, përveç veshjes së rastësishme për foton – duke treguar edhe tatuazhet e shumta në lëkurën e saj.
Duke lënë flokët e saj në valë të lirshme dhe duke shtuar një përzgjedhje të bizhuterive fisnore të markës tregtare, ylli siguroi që trupi i saj të ishte në qendër të vëmendje.
Parisi ka folur më parë në lidhje me rëndësinë e përqafimit të pamjes natyrore, duke thënë se në vend të kësaj është më e rëndësishme që të qëndrosh mirë me të tjerët.
19-vjeçarja ishte shprehur kohë më parë në një intervistë duke thënë: “Bukuria nuk matet me numra, simetri, forma, apo madhësi, ose ngjyra, ose diçka të tillë.
‘Bukuria e vërtetë, duhet të matet nga shpirti, karakteri, integriteti, qëllimet dhe mentaliteti i një personi, çfarë del nga goja e tyre. Si sillen. Zemra e tyre”, kishte thënë Paris.
Paris ka gdhendur një karrierë të suksesshme si modele në muajt e fundit, pasi ka nënshkruar një kontratë me ‘IMG Models’ në mars, pas xhirimit të një reklame mahnitëse për ‘Chanel’ në Paris. /Telegrafi/