Pajisjen për fryerjen e ajrit që përdoret për të larguar gjethet e thara nga kopshti, një burrë i njohur vetëm si Reuben nga Milton Keynes e Anglisë, e shfrytëzon për ta befasuar të dashurën Rebekah.
Kur ajo e pret më së paku, ai e aktivizon pajisjen që e ka mbushur më parë me disa lugë pudër të ngjyrave të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Duke hyrë në derë, teksa ndodhet në tualet, apo pasi të ketë bërë dush, janë disa prej momenteve, që ai zë të dashurën në pritë. Çuditërisht, ajo është shumë e qetë dhe nuk i kundërvihet.
Skenat nga këto befasi, kanë bërë që e tërë shtëpia t’i mbulohet me pluhur, madje për një moment edhe t’i aktivizohet alarmi. /Telegrafi/