Telegrafi

Befason Sfarqa: Koalicioni i ka numrat për Demarkacionin (Video)

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muharrem Sfarqa ka folur rreth deklaratave në medie se ka pasur kërcënime ndaj deputetëve për Demarkacionin.

Ai ka mohuar kategorish kërcënimet ndaj deputetëve.

“E them me përgjegjësi të plotë se nuk e ka kërcënuar askush askënd”, ka thënë Sfarqa.

Në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, Sfarqa ka thënë se koalicioni i ka numrat për të kaluar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Sfarqa në këtë emision ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai u është drejtuar atyre që përhapin zëra për zgjedhje të mundshme se po përdorin “ushqime artificiale”.