Në Patrikanën e Pejës të premtën (sot) u bë shenjtërimi i patriarkut serb, Porfirije, në fronin e Kishës Ortodokse Serbe.
Një numër i madh i serbëve, që erdhën edhe me autobus nga Serbia, nuk arritën të hynë as brenda.
Policia e Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it që ishin aty që çdo gjë të shkojë në rregull.
Por, gjithçka shkoi qetë ashtu siç deshi edhe lideri i Kishës Ortodokse Serbe, i cili kërkoi paqe mes serbëve dhe shqiptarëve.
E pikërisht këtë manastir, kryepeshkopi serb e cilësoi si shtëpinë më të rëndësishme dhe më të sigurt për serbët.
“Bekim i Zotit mbron të gjitha vendet tona të shenjta në Kosovë, të cilat janë si një yll në qiellin e verës, mbron Kishën e Krishtit dhe mbron popullin ortodoks serb që të mbijetojë në shtëpinë e tij, sepse Kosova është shtëpia e popullit serb”, tha Porfirije, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, raporton Klan Kosova
Në këtë ceremoni vend të parë kishin zënë edhe liderët e Listës Serbe, derisa për drekë erdhi me ftesë edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Për prezencën e kryetarit Muhaxheri, kanë raportuar edhe mediat serbe. Madje, gazeta beogradase “Blic” ka shkruar se prezenca e kryetarit Muhaxheri është përcjellur me duartrokitje nga të pranishmit.