Wayne Rooney e ka cilësuar Louis van Gaalin si trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar ndonjëherë, duke e larguar Sir Alex Fergusonin nga vendi i parë në listën e tij.
Ferguson pati një karrierë të lavdishme gjatë qëndrimit të tij të jashtëzakonshëm 26-vjeçar në Manchester United, ku edhe Rooney gëzoi sukses të madh nën urdhrat e skocezit.
Megjithatë, kur është fjala për stërvitje, Rooney shprehu admirimin e tij për Van Gaal, pavarësisht se holandezi fitoi vetëm një trofe gjatë kohës së tij si menaxher i Unitedit.
“Van Gaal është larg trajneri më i mirë me të cilin kam punuar – njëqind për qind”, ka thënë fillimisht Rooney për De Telegraaf.
“Aftësitë e tij taktike, mënyra e tij e përgatitjes dhe vëmendja e tij në detajet më të bukura, janë gjetje mahnitëse. E admiruar atë për këtë. Nuk kisha parë kurrë gjëra të tilla”.
Nuk ishte sekret që Rooney dhe Ferguson kishin dallime të mëdha gjatë karrierës 13-vjeçare të sulmuesit në klub me ish- kapitenin e Anglisë që kërkoi largimin në vitin 2010, por me ardhjen e Van Gaalit gjërat u kthyen në vend.
“Van Gaal e di se mënyra se si ai punon është e vështirë për lojtarët. E bëra të vetëdijshëm për atë në atë kohë dhe biseduam për këtë shumë mirë së bashku”.
“Më vjen keq që të gjitha kanë përfunduar, por unë e di një gjë sigurt. Kam mësuar shumë prej tij dhe definitivisht do t’i përdor ato mësime kur të bëhem menaxher”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/