Paskal Milo, një nga politikanët ikonë të së majtës, duke folur për zgjedhjet që Edi Rama kërkon të mbajë vetëm, i ka quajtur socialistët dele që nuk kanë integritet, që vihen në vathë për të votuar.
Deklarimi nga një prej ikonave të së majtës shqiptare se kryeministri Rama po bën gabim fatal që po shkon i vetëm në zgjedhje, mbetet një akuzë e fortë dhe shkatërruese kundrejt kryeministrit.
Mjafton pjesa e dialogut mes Paskal Milos dhe autorit të emisionit “Provokacija” Mustafa Nano, për të kuptuar se sa poshtë kanë rënë socialistët, që po përdoren nga Edi Rama në udhën e tij të përplasjes civile, transmeton Koha Jonë.
Paskal Milo: Bile ai është dëmtuar në mendimin tim. Tjetër se socialistët janë dele, vihen në rresht dhe shkojnë të votojnë
Mustafa Nano: Frazë e fortë kjo që socialistet janë dele.
Paskal Milo: Jo, jo në mënyrë të veçantë, ata janë provuar që janë dele.