Telegrafi

Befason Neymar: Ky futbollist duhet ta fitoj ‘Topin e Artë’

Ylli i Barcelonës Neymar beson se Cristiano Ronaldo është ulur në ‘pole-position’  për të fituar Topin e Artë, për shkak të suksesit të dyfishtë që ka arritur deri më tani në vitin 2016.

Ronaldo  i drejtoi Real Madridin për lavdinë e Ligës së Kampionëve në kurriz të Atletico Madrid në sezonin 2015-16, para se të fitoj edhe Euro 2016 me Portugalinë pas një fitore 1-0, pas kohës shtesë kundër Francës.

Neymar kishte për të vendosur në vendin e dytë në garën për ‘Topin e Artë’ pas Lionel Messi vitin e kaluar, por sulmuesi brazilian tani beson se 31-vjeçari portugez është favorit për të ngritur trofeun prestigjioz individual këtë herë.

Lexo po ashtu Ronaldo, sportisti më bamirës në botë, por Messi dëshpëron në këtë listë!

“Fitimi i titujve luan një rol të madh në garën për Topin e Artë”, ka thënë Neymar për Lance, transmeton Telegrafi.

“Ronaldo fitoi Ligën e Kampionëve dhe tani Euro 2016. Kështu, që unë mendoj, në fakt ai është në një pozitë të mirë. Plus Ronaldo është një lojtar i madh. Nuk kam dyshime kur e them këtë”, përfundoi sulmuesi i Barcelonës.

Lexo po ashtu Neymar: Isha i frikësuar kur e pashë për herë të parë ‘Messi & Co’

Ndryshe, Ronaldo fitoi ‘Topin e Artë’ në vitin 2008, 2013 dhe 2014, ndërsa Messi ngriti trofeun lartë në vitin 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2015. /Telegrafi/