Aktorja e njohur italiane Monica Bellucci ka fituar së fundmi vëmendjen e të gjithë mediave botërore.
Kjo për shkak të puthjes pasionante që 52-vjeçarja dhuroi në mes të ceremonisë së 70-të të festivalit të Kanës.
Ndonëse i ka kaluar të 50-tat, ajo vazhdon të mahnitë me sharmin dhe trupin e saj, ndërsa solli disa skena mjaft të nxehta në mbrëmjen e së mërkurës, shkruan Telegrafi.
Gjatë kohës sa u ngjit në skenën e festivalit, Monica i ka dhënë një puthje pasionante komedianit francez Alex Lutz.
Fillimisht ajo i vendosi dorën në fytyrë, më pas e puthi atë në mesin e të pranishmëve, duke rrëmbyer në këtë mënyrë vëmendjen e të gjithëve. /Telegrafi/