Howard Stern, gazetar dhe mik i vjetër i presidentit amerikan Donald Trump ka befasuar me deklaratat në programin e tij të mërkurën, duke theksuar se Trump nuk e pëlqen të qenit president dhe kjo do ta dëmtojë shumë atë dhe shëndetin e tij mendor.
Për CNN, Stern ka theksuar se e pëlqen shumë Trumpin si person, por jo si president, madje befason kur thotë se ai mbeti i habitur se si njerëzit e morën atë seriozisht e aq më keq e votuan president të SHBA.
“Më pëlqen Donald shumë personalisht. Unë isha i tronditur kur ai vendosi të kandidojë për president, dhe akoma më shumë jam i tronditur se njerëzit e morën seriozisht”, tha ai, duke shtuar “Trump është person që dëshiron që njerëzit ta duan, që i pëlqen jeta, të ngrënët e të pirët”.
Gazetari ka thënë se pas kërkesës së Trump për hetimin e vjedhjeve me votën popullore ka pas një shpjegim shumë të madh, përcjell Tema.
“Ai po përpiqet që të gjejë mashtrime me votat që presidencën ta marrë Clinton”.
Gazetari shton me tej se u befasua edhe me ligjin për kufizimin e fondeve për abortin, pasi në dijeninë e tij Trump është një person pro abortit.
“Ai po vepron tashmë vetëm për politike”, tha ai. Vetë Stern e ka ftuar Trumpin shumë herë në emisionin e tij dhe ata janë parë në shumë aktivitete së bashku.