Barcelona ka bërë një rikthim të pabesueshëm kundër PSG-së.
Kjo e fundit kishte një avantazh prej golave (4-0) pas takimit të parë, megjithatë pësoi humbje prej 6-1 në të dytin në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Dy penallti për katalonasit dhe dy të tillë, sipas drejtuesve të skuadrës parisiene, nuk u gjykuan për ta, transmeton Telegrafi.
Një ndër to e ka pranuar edhe Javier Mascherano se kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar brenda zonës së rreptësisë kundër Angel Di Marias gjatë një aksioni individual të argjentinasit.
“Ishte e qartë që shkaktova faull ndaj Di Marias dhe ishte penallti. Por, nuk mendoj se kjo është arsyeja pse u eliminua PSG-ja”, u shpreh lojtari i Barcelonës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=WwOgWcWVCo4