Marina Vjollca ka qenë mysafire e Ermal Mamaqit në emisionin “Xing”.
Ajo ka zbuluar shumë të pathëna rreth jetës private, duke treguar edhe momentin e njohjes së parë me Getoar Selimin-Getin.
Ndër të tjerash, ajo i është përgjigjur edhe pyetjeve të femrave se si ia bënë kur e puth bashkëshortin me mjekërr, të cilat janë të bindura se e bënë të vuajë.
“Ma bëjnë shpesh këtë pyetje, por po them të vërtetën. Nuk më shqetëson fare mjekra e Getit”, tha ajo, por pastaj, siç bëjnë gratë e martuara, u kujtua një gjë e shqetëson.
“Në ka një gjë që më acaron te mjekra e Getit është që ai ka më shumë produkte për ta mirëmbajtur atë sesa kam unë për makeup-in. Vaj, shampon, balsam…”, tha ndër të tjera Marina. /Telegrafi/