Site icon Telegrafi

Befason Labi me deklaratën e tij emocionuese pas largimit nga televizioni

Prezantuesi i njohur, Labinot Gashi, para disa ditëve befasoi të gjithë kur dha lajmin e tij të tërheqjes nga televizioni.

Ai përmes një statusi në Facebook njoftoi të gjithë që më nuk do të ishte pjesë e televizionit e emisioneve të tij duke përmbyllur kështu një etapë mjaft të gjatë në këtë fushë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi të estradës (Foto/Video +18)

Labi pas largimit ka vendosur që të qëndrojë në Gjermani e Zvicërr duke planifikuar tashmë gjëra tjera sa i përket karrierës së tij.

Dita e sotme e gjen atë duke dhënë një tjetër deklaratë për mungesën që ka sot në të dielën e parë të “1 kafe me Labin”.

Ky është statusi i plotë i shkruar nga Labi:

Miq, sot eshte e diela e tret e vitit dhe e diela e pare e imja pa emision ne TV. Mbi tgjitha, kete jave e kam pas tmbushun me telefonata, mesazhe, e porosi per vendimin tim tashme publik per largim nga televizioni. Shume prej jush mkane bo me u ndi mjafte i vlersum me vemendjen qe mkeni dhene, dhe ktu spo flas vetem per vemendjen publike ose mediale. Miqt e mire shihen e maten ne vendime e ne dite jo tlehta per njeriun. Une jam me fat qe gjeta gjithe kete perkrahje. Ngjithe vitet e mia ne tv nuk kam dasht me qene i shtirum, i montum, kam dasht qe thjesht me fol ashtu qysh foli me Qendresen, mamin, shoqnin, taksistin nrruge, ose shitsin e cigareve. Bile asniher nuk jam mshef mbas naj profili fallc ose naj kolegu kur kam dasht me e pyt dikond per dicka. Tjesh vetja – kjo ka pas randsi per mu, e kjo mka bo edhe kaq te afert e popullor me publikun. Une per ta e kam bo cdo sekond te transmetimeve, e po ashtu do tjet edhe ne te ardhmen e afert. Sot kafen po e pijm nga distanca, me urimet per takime treja shume shpejt. Shnet, Labi.

Exit mobile version