Site icon Telegrafi

Befason ish-gjyqtari spanjoll – deklaron se ylli i Real Madridit duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq

Real Madridi dhe Atletico Madridi zhvilluan një tjetër ndeshje emocionuese këtë të shtunë, teksa luajtën baras me rezultat 1-1 në ‘Santiago Bernabeu’.

Siç ishte pritur, pati disa momente tejet të diskutueshme, veçanërisht dy prej tyre që ‘rrëmbyen’ tituj e ballinave të mediave kryesore në Spanjë.

Momenti i parë që shkaktoi polemika të mëdha ndodhi në pjesën e parë, ku pjesëmarrës në atë aksion ishin Pablo Barrios dhe Dani Ceballos.

Në tentim për të fituar topin në mesfushë, Ceballos e shkeli në një mënyrë tejet të papërshtatshme kundërshtarin e tij dhe për këtë veprim mori karton të verdhë nga gjyqtari Soto Grado.

Sidoqoftë, ish-gjyqtari Eduardo Iturralde Gonzalez, në një prononcim për Cadena SER ka thënë se beson që ky vendim ishte i gabuar.

Sipas tij, Soto Grado në ato momente duhej ta kishte ndëshkuar Ceballos me karton të kuq, ose VAR-i do të duhej të intervenonte.

Lexo po ashtu “Ata po manipulojnë pamjet”, Real Madridi ‘shpërthen’ pas penalltisë që iu dha Atletico Madridit

“Është një karton i kuq, sepse Ceballos nuk shkon për topin. Ai shkeli mbi të qartësisht dhe e ktheu këmbën e tij të djathtë për ta bërë këtë. Për mua, VAR duhej të intervenonte pasi ishte karton i kuq”, ka thënë Gonzalez.

Një tjetër rast i diskutueshëm ishte edhe momenti i penalltisë që u akordua në favor të mysafirëve, ku shumë persona argumentuan se nuk kishte kontakt të mjaftueshëm që gjyqtari të merrte një vendim të tillë./Telegrafi/

Exit mobile version