Telegrafi

Befason Guardiola: Ky është futbollisti me më shumë personalitet te City

Pep Guardiola ka folur me elozhe rreth mbrojtësit të skuadrës së tij, John Stones.

Qendërmbrojtësi anglez është transferuar te ‘Qytetarët’ nga Everton për një shifër rreth 50 milionë euro.

Lexo po ashtu Klopp lavdëron Guardiolan

Por, Stones ka qenë shumë i kritikuar nga mediat dhe njohësit e futbollit për paraqitjet e dobëta të tij, duke e fajësuar Cityn për shifrën e paguar për të.

Megjithatë, kështu nuk mendon edhe trajneri i tij Pep Guardiola, i cili e vlerëson shumë atë.

Sipas trajnerit spanjoll, Stones është futbollisti që ka më së shumti personalitet në dhomat e veshjes tek skuadra e tij.

Lexo po ashtu City beson në transferimin e Messit gjatë verës

“John Stones është futbollisti që ka më shumë personalitet se gjithë të tjerët këtu në dhomat e veshjes”.

Guardiola duke ia dhënë instruksionet e tij Stonesit

“Stones ka më shumë topa se të gjithë. Nën presion. E dashuroj atë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/