Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka folur edhe për ndeshjen e futbollit ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë.
Kelmendi, në një emision televiziv, nuk ka ngurruar edhe ta bëjë simbolin e shqiponjës, duke thënë seajo na identifikon neve si shqiptarë.
“Shenja e shqiponjës na identifikon neve si shqiptarë”, ka deklaruar ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Ish-deputeti Kelmendi ka thënë se ne shqiptarët patëm dy gëzime në një periudhë të shkurtër.
“Ne shqiptarët i patëm dy gëzime në kohë të shkurtër, fitorja e Zvicrës dhe fitorja e Erdoganit, aleatit tonë strategjik”, tha Kelmendi, përcjell Telegrafi.
Sipas tij me këtë fitore të shqiptarëve në Rusi, kampionati ka përfunduar.
“Xhaka dhe Shaqiri i kanë dhënë një jehonë të madhe këtij kampionati, dhe për mua ka përfunduar Kampionati Botëror”, ka përfunduar Kelmendi./Telegrafi/