Site icon Telegrafi

Befason Galliani, zbulon emrat e trajnerëve që ishin kandidat për të drejtuar Milanin

Drejtori sportiv, Adriano Galliani, ka folur për Vincenzo Montellan dhe ka zbuluar emrat të trajnerëve tjerë.

Në një intervistë për Milan TV italiani ka zbuluar se edhe trajneri i Interit, Frank De Boer, ishte në mesin e kandidatëve.

Lexo po ashtu Golat më të bukur të javës së katër në Serie A (Video)

“Për shumë vjet nuk kemi ndërruar trajnerin. Montella është një trajner që kërkon t’i jap një lojë skuadrës tonë. Kjo është një gjendje që i pëlqeu presidentit Berlusconit”.

“Montella ishte në mesin e gjashtë kandidatëve (përfshirë edhe Brocchin), dy ishin trajner të mëdhenj me eksperiencë, ndërsa tre të tjerë ishin Montella, De Boer e Giampaolo”, ka thënë Gallianit. /Telegrafi/

Exit mobile version