Site icon Telegrafi

Befason Era Istrefi, shfaqet mjaft provokuese në vizitën te presidenti Thaçi

Këngëtarja e njohur kosovare, Era Istrefi, është pritur sot (e premte) në zyrën e presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ajo është nderuar me medaljen e jubileut të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

E veshur me një këmishë të verdhë të shkurtër, Istrefi ka befasuar me paraqitjen gjatë vizitës së saj në Presidencë.

Ajo është shfaqur mjaft provokuese, teksa veshja e shkurtër nxirrte në pah këmbët e saj të gjata më shumë se ç’duhej.

Era Istrefi me paraqitje mjaft të ekspozuar gjatë vizitës në Presidencën e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Imazhet e publikuara menjëherë në rrjetet sociale kanë ngjallur reagime dhe shumë komente nga fansat, disa prej të cilëve e kanë përgëzuar për paraqitjen, por pati edhe nga ata që e pritën me kritika këtë paraqitje mjaft të ekspozuar.

“Jam e lumtur që kjo medalje më motivon më shumë që me promovuar më shumë Kosovën që me pas edhe më shumë suksese. Falënderoj presidentin për Medaljen dhe ndihem e nderuar për këtë. Kjo më jep edhe një ekstra motivim që ta promovoj edhe më tepër vendim pasi që jemi një popull që e meritojmë shumë”, ka thënë ndër të tjerash Era.

Ajo u përgëzua për paraqitjen dinjitoze në natën finale të Kampionatit Botëror, ku para miliona shikuesve performoi hitin “Live it up”, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam gjatë performancës në finalen e Kampionatit Botëror 2018 (Foto: Getty Images)

Ky ka qenë suksesi më i madh i artistes nga Kosova, e cila tash e sa kohë ka arritur që të rangohet si emër i suksesshëm edhe në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version