Site icon Telegrafi

Befason Edi Kastrati: Më vjen mirë që nuk luan Januzaj për Belgjikën

“Dueli Botëror” ka vazhduar të shfaqet edhe sonte në RTV Dukagjini.

Milaim Zeka, Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi dhe aktori Edi Kastrati kanë qenë mysafirë të shout televiziv, ku janë analizuar ndeshjet e ditës së sotme.

Një prej tyre ishte edhe ballafaqimi mes Belgjikës dhe Panamasë, ku u analizua gjerë e gjatë prej mysafirëve.

Adnan Januzaj (Getty Images)

Aktori që ka bërë për vete publikun me rolin e gjakovarit Arbnorit, në serialin e njohur “O Sa Mirë”, është ndarë i kënaqur me mos inkuadrimin në ndeshje për belgët të shqiptarit Adnan Januzajt.

“Kam fituar simpati për Belgjikën. Edhe një lojtar të ri që nuk e ka shti në lojë mu ka bo qejfi. S’po dua me ja përmend emrin, por është shqiptar”, ka pohuar ai duke aluduar për Januzajn, pasi që është shqiptari i vetëm te kombëtarja e Belgjikës.

Lexo po ashtu Lumi B tallet me Neymarin pasi u ndal nga Valon Behrami: Ti 200 milionë euro

Ai më tutje ka treguar se me disa miq kanë një grup të fshehur në rrjetet sociale, ku i parashikojnë rezultatet e Kupës së Botës.

Ndryshe, Bylbyl Sokoli dhe Ismet Munishi janë ndarë të kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të Belgjikës, duke i llogaritur edhe si favoritë në fitoren e botërorit.

Lexo po ashtu Munishi kritikon lojën e anglezëve dhe trajnerin: Nuk u treguan pretendent, në të ardhmen duhet ta emërojnë Beckhamin apo Gerrardin

Ndryshe, Belgjika ka shënuar fitore të thellë prej 3-0 ndaj panamezëve, ku golashënues i dyfishtë ishte Romelu Lukaku si dhe një gol e realizoi Dris Mertens. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=OelIi0dMX2E

Exit mobile version