Site icon Telegrafi

Befason drejtori i Romës: Mirë që nuk përballemi me Sevillan

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka thënë se është i kënaqur që ekipi i tij nuk do të përballet me Sevillan.

Kjo deklaratë befasuese e Monchit vjen pasi skuadra e tij tërhoqi Shakhtarin për një përballje në fazën e eliminimit direkt të LK-së dhe shmangu gjigantë të tjerë të mëdhenj.

Lexo po ashtu Shorti i LK: Të gjitha përballjet

“A do të ishte Sevilla më e mirë? Unë e kam thënë para shortit se nuk desha përballje me ta, në fund ne kemi Shakhtarin dhe të shohim”.

“Tani duhet të mbyllm vitin mirë në Serie A, ku kemi ndeshje me rëndësi më pas do të punojmë së bashku dhe do të shohim nëse kemi nevojë për ndonjë gjë në janar”.

“Mendoj se përforcimet më të mira do të jenë rikthimi i plotë i Schick, Defrel dhe Emerson, por të mos harrojmë se afati kalimtar hapet më 2 janar”, potencoi Monchi.

Shorti i LK-së u tërhoq nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës, ku u zgjodhën disa super ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version