Site icon Telegrafi

Befason djali i Madonnas, shfaqet përkrah të ëmës i veshur me fustan të kuq

Madonna dukej shumë e qetë teksa mori pjesë në ndeshjen e betejës Davis vs Romero për kampionatin botëror të peshave të lehta në kategorinë WBA në “Barclays Center”, në Brooklyn të shtunën.

Këngëtarja 63 vjeçe, fshehu sytë pas një palë syzeve të diellit ngjyrë rozë dhe veshi një xhaketë të zezë të markës “Balenciaga” në ndeshje, ndërsa mori pjesë së bashku me djalin e saj David Banda, 16 vjeç, i cili kishte veshur një fustan të kuq.

Ajo kishte vendosur për aksesorë disa gjerdan argjendi, ndërkohë i la në valë të lirshme flokët e saj bionde, shkruan DailyMail.

David ndërkohë për aksesorë kishte bërë një përzgjedhje zinxhirësh vezullues dhe syze dielli me kornizë ari.

Kjo paraqitje e Madonnas vjen pak kohë pasi asaj iu ndalua të hynte “live” në Instagram pasi vazhdimisht kishte thyer rregullat e aplikacionit me postimet e saj nudo javën e kaluar.

Lexo po ashtu Fytyra e 63-vjeçares Madonna nuk e shfaq plakjen, por jo edhe duart e saj

Këngëtarja shprehu zemërimin e saj pasi zbuloi se nuk ishte në gjendje t’u transmetonte drejtpërdrejt 18 milionë ndjekësve të saj paraqitjet provokuese të radhë.

Duke shpërndarë një video të momentit kur mësoi se ishte bllokuar, Madonna deklaroi: “Nuk kam veshur kurrë kaq shumë rroba në jetën time”, megjithëse më parë i është tërhequr vërejtja nga aplikacioni për zhveshje të tepruar.

“Është e çuditshme, ata po tregohen vërtet misterioz se pse, nuk po më japin një arsye. Është si një burokraci brenda një kompjuteri”, tha këngëtarja ikonike.

“Unë nuk kam bërë asgjë kohët e fundit, asgjë të çmendur këtë javë gjithsesi… mund të jetë një reagim i vonuar nga NFT-të e mia javën e kaluar”.

“Më vjen keq që i zhgënjej të gjithë, e prisja me padurim këtë. Unë premtoj besnikëri ndaj njerëzve të censurës”, tha 63-vjeçarja. /Telegrafi/

Exit mobile version