Derisa po spekulohet për të ardhmen e tij, Cristiano Ronaldo shuan çdo spekulim për largimin e mundshëm nga Real Madridi.
Superylli portugez ishte pjesë e skuadrës së Los Blancos që fitoi trofeun e 11-të të Ligës së Kampionëve që njëherësh është edhe trofeu i dytë për të me këtë fanellë.
Dhe në festën e organizuar në Santiago Bernabeu, 31-vjeçari deklaroi se nuk e ka në plan të largohet nga Mbretërit, madje dëshiron të luajë edhe një dekadë.
LEXONI MË SHUMË: Atmosfera, fjalët e trajnerit dhe të lojtarëve
“Ndihem shumë me fat. Dua të luaj këtu deri në moshën 41 vjeçare. Real Madridi është klubi më i mirë në botë”.
“Faleminderit që na besuat në çdo gjë. Jam shumë krenar që e vesh këtë fanellë”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/