Site icon Telegrafi

Befason Charlize Theron: Kam vuajtur shkaku i bukurisë! (Foto)

Charlize Theron ka deklaruar që të jesh e bukur mund të jetë një disfavor në Hollywood. E mendonit?

Industria e filmit është akuzuar që favorizon aktoret më të reja dhe më të bukura, ndërsa meshkujt mund të marrin shumë më tepër role në moshë të madhe sesa koleget e tyre femra.

Ashtu si Tinseltown ka qenë seksist, Theron shkon deri aty sa akuzon Hollywood-in që i mban larg aktoret e bukura kur kërkon role siç i ka quajtur ajo, “të denja” apo “me brum”.

Aktorja 40-vjeçare, që aktualisht luan në filmin The Huntsman: Winter’s War, ka thënë për revistën GQ “Jetojmë në një shoqëri ku gratë vyshken ndërsa burrat moshohen si vera e mirë. Punët me dinjitet u jepen njerëzve që janë fizikisht të përshtatshëm për to dhe këtu mbaron historia. Sa role ka për modelen e bukur, të veshur mirë, 1.80 m? Kur ka pasur role me brum, unë kam qenë brenda dhe e di që njerëzit e bukur refuzohen të parët”, ka thënë ajo.

Atëherë nuk është koincidencë, në sytë e saj të paktën, që ka marrë Oscar pasi “u bë e shëmtuar” për filmin e vitit 2004, Monster.

Përveç performancës së saj të shkëlqyer, vëmendje tërhoqi edhe transformimi i saj në vrasësen Aileen Wuornos. Sipas të dhënave, ajo shtoi mbi 15 kile, vendosi dhëmbë fals dhe grimohej për orë të tëra për të luajtur Aileen.

  

Exit mobile version