Site icon Telegrafi

Befason Cardi B: Shpenzoj afro tre milionë euro për një muaj

Cardi B

Reperja amerikane, Cardi B, është mburrur me pasurinë e saj në rrjetet sociale, duke shkruar se shpenzon afro tre milionë euro në muaj.

Domethënë, shumë ndjekës e pyetën në komente se pse bashkëpunon me Shein, një markë e modës, nëse vesh marka luksoze.

“Njerëzit thonë se unë siguroj jetesën duke bërë reklamat e Shein. Unë dua që të gjithë ta dini se unë mund të zgjohem nesër, të nënshkruaj një kontratë dhe të kem rreth 30 milionë euro në llogarinë time bankare”, tha ajo.

Cardi B

Ajo shtoi se nuk po “mbijeton” dhe se shpenzon afërsisht tre milionë euro çdo muaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cardi B

Ajo ka treguar gjithashtu se si i janë ofruar 60 milionë euro për turneun.

Cardi B

Ylli i famshëm pretendon se nuk dëshiron të nënshkruajë kontratë për një turne derisa të publikojë albumin e radhës.

“E di që do ta shtojnë ofertën pasi ta publikoj albumin. Duhet të jesh i zgjuar. Nuk mund të sillesh sikur të jesh i uritur kur nuk je”, theksoi ndër të tjerash reperja. /Telegrafi/

Cardi B
Exit mobile version