Site icon Telegrafi

Befason Ava Max: Nuk kam qenë kurrë në Shqipëri

Ava Max (Foto: Dave J Hogan/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, i ka bërë krenarë shqiptarët kudo nëpër botë me sukseset e saj.

Që me debutimin e hitit “Sweet but Pyscho”, ajo vazhdoi të lansojë këngë të tjera të njohura, të cilat thuajse të gjitha patën sukses dhe u shndërruan në hite.

Megjithëse është me prejardhje nga Saranda e Shqipërisë, këngëtarja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, nuk e ka vizituar kurrë shtetin e saj amë.

Ava Max (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)

Këtë ajo e bëri të ditur në intervistën e saj të parë shqiptare në emisionin “Ditë e re”, ku e pyetur nga moderatorja Arjola Shehu, ajo tha duket e pabesueshme, por nuk ka pasur kurrë rastin të vijë në Shqipëri.

“Nuk do ta besosh por jo. Nuk kam qenë kurrë”, ka thënë interpretuesja e hitit “Alone”.

Ajo tregoi se do të donte të vinte në Shqipëri, por që kriza e coronavirusit e ka pamundësuar njëherë për njëherë këtë.

Ava Max (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

“Jam shumë entuziaste të vij në Shqipëri. E di, do të vija këtë vit, por ti e di me situatën e virusit nuk na lejohet të udhëtojmë në asnjë vend. Por vitin e ardhshëm me siguri. Kam shumë dëshirë të vij, kam familje që po na presin”, theksoi Ava Max.

Këngëtarja shqiptare përndryshe ka paralajmëruar se gjatë muajit shtator do të publikojë albumin e saj të parë “Heaven and hell”. /Telegrafi/

Ava Max (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version