Aktorja e njohur, Ema Andrea, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Thumb”.
Përball gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, Andrea ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj.
Ashtu sikur ka ndodhur në Hollywood, që muajve të fundit ka pasur denoncime për ngacmime seksuale, duket se diçka të tillë ka përjetuar edhe aktorja shqiptare kohë më parë.
Ajo befasoi teksa gjatë emisionit pranoi se është ngacmuar seksualisht.
“Po, po. Më kanë ngacmuar seksualisht!”, ka thënë Ema Andrea gjatë intervistës, duke treguar haptazi këtë detaj nga e kaluara e saj. /Telegrafi/