Modelja e njohur shqiptare Eliona Pitarka, njëkohësisht një nga aktoret e Apartamentit 2XL, është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Mesa duket muaji i festave, është një ndër periudhat më të dëshiruara për modelen dhe aktoren e njohur.
Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet mjaft festive pranë pemës së Krishtlindjeve, teksa ka befasuar fansat me mbishkrimin e fotografisë.
“E gjitha ajo çfarë ju dëshironi për Krishtlindje, jam unë”, ka shkruar Eliona sipër fotografisë. /Telegrafi/