‘Zhurma’ e krijuar në Hollywood lidhur me abuzimet seksuale nuk ka të ndaluar.
Ndryshe nga herët e tjera kur vazhdimisht dëgjojmë akuza e më pas demantime se nuk ka pasur ngacmime seksuale, kësaj here për herë të parë ndodh që një aktor të pranojë se ka abuzuar seksualisht.
Ka qenë komediani i famshëm amerikan Louis C. K, ai i cili ka pranuar se fjalët që kanë dalë në mediat amerikanë që ai ka abuzuar me më së paku pesë femra, janë të vërteta!
Femrat në fjalë e kishin akuzuar komedianin për New York Times se ai kishte masturbuar në praninë e tyre.
Njëra nga to kishte thënë se ai e kishte pyetur nëse mund ta bënte diçka të tillë por ajo nuk kishte pranuar.
Kujtojmë se Hollywood prej muajsh ka përfshirë në skandalet e abuzimeve seksuale emrat si: Steven Segal , Harvey Weinstein, Kevin Space, dhe i fundit në listë radhitet Louis C. K. /Telegrafi/