Zlatan Ibrahimovic paralajmëroi se Milani mund të mos jetë domosdoshmërisht klubi i tij i fundit, megjithëse ka plot 40 vjet mbi supe.
40-vjeçari foli për mediumin Telefoot në Francë për karrierën e tij të gjatë, veçanërisht pasi ka hyrë së fundmi në dekadën e tij të pestë.
“Sekreti i jetëgjatësisë sime është në mendje, pasi po përpiqem të dëshmoj se 40 është vetëm një numër dhe mund të vazhdoj të bëj atë që dua”, ka thënë fillimisht Ibra.
“Dua të vazhdoj të përmirësohem çdo ditë. Natyrisht, nuk mund të luaj siç luaja më parë, por tani jam më inteligjent dhe kam më shumë përvojë”.
Natyrisht, atij iu desh pak kohë për të luajtur me personalitetin e tij të zakonshëm arrogant që e ka shoqëruar për kaq shumë vite.
“Nuk jam i befasuar nga paraqitjet e mia, jam më i miri. Nuk mund të habitem nëse jam më i miri. Mundohem t’i ndihmoj shokët e skuadrës që të përmirësohen”.
“Nuk kam asgjë më shumë për të provuar, por nuk dua të tërhiqem dhe pastaj të pendohem, duke menduar se mund të vazhdoja. Nuk dua të ndalem derisa të më përjashtojnë, të mbaroj mirë dhe me të vërtetë”.
#Ibrahimovic: ‘Non so se il #Milan sarà il mio ultimo club, dovessero mandarmi via… Senza di me, non ci sarebbe il #Psg‘ https://t.co/nxb0V6wKQx pic.twitter.com/r4Z37lBXE7
— calciomercato.com (@cmdotcom) October 31, 2021
Me këtë në mendje, kontrata e tij me Milanin deri në qershor 2022 nuk do të thotë se ky do të jetë klubi i fundit i karrierës së tij.
“Nuk jam i sigurt, do të shohim. Unë thashë se dua të vazhdoj sa më gjatë që të mundem. Nëse do të më lironin dhe unë ndjeja se mund të vazhdoja, atëherë do ta bëja”, përfundoi sulmuesi suedez. /Telegrafi/